Kylian Mbappe ka shënuar thuajse në çdo minutë të ndeshjeve, përveç …

Kylian Mbappe vazhdon të mahnisë botën e futbollit jo vetëm me trofe dhe gola, por edhe me statistika vërtet unike.

Një fakt interesant i publikuar së fundmi tregon se ylli francez, në moshën 27-vjeçare, ka shënuar gola në çdo minutë të një ndeshjeje futbolli, me përjashtim të vetëm dy minutave: 27-të dhe e 72-të.

Një statistikë që flet qartë për vazhdimësinë, instinktin dhe aftësinë e jashtëzakonshme realizuese të Mbappe, i cili ka gjetur rrjetën që nga minutat e para të takimeve, deri në kohën shtesë (90’+), ku numri i golave është edhe më i lartë.

Ky e vendos sulmuesin francez në një kategori të veçantë, duke treguar se ai është i rrezikshëm në çdo moment të lojës, pavarësisht fazës së ndeshjes apo presionit.