MUÇI VIJON TË DHUROJË “SHOW” / Sulmuesi shënoi ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist në kupën e Turqisë

Ernest Muçi është bërë sërish protagonist me Trabzonspor. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist në fitoren 3 me 0 ndaj Fetijespor në kupën e Turqisë.

Ernest Muçi vijon të dhurojë spektakël në Turqi. Shqiptari ka dhënë kontributin e tij në fitoren e Trabzonspor në kupë. Këtë herë ish futbollisti i Tiranës shënoi dhe asistoi ndaj Fetijesporit në sfidën e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit A.

Pavarsisht se Muci më shokë dominuan sfidën, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në të dytën ishin miqtë ata që arritën të shënonin, por goli u anulua pasi topi kishte kaluar vijën fundore.

Duhej një magji e shqiptarit të të zhbllokuar rezultatin. 24 vjecari realizoi një supergol nga distanca, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar.

Ky gol i dha entuziazëm Trabzonsporit që shtoi sulmet për të gjetur golin e sigurisë. Në minutën e 77 vendasit dyfishojnë rezultatin, me një aksion që nisi nga këmbët e Muçit.

2 minuta më pas, sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist. 24 vjecari nisi një aksion mjaft të mirë dhe e përfundoi me një asist për shokun e skuadrë që realizoi golin e tretë dhe të fundit të sfidës.

Pas këtij triumfi, Trabzonspori ka grumbulluar gjashtë pikë në 3 ndeshje në Grupin A, ku njëkohësisht ndodhet edhe Galatasaray, një nga rivalët kryesorë në këtë kompeticion.

Ndërkaq, për Mucin ky ishte goli i 3 në katër sfida në kupë, ndërsa ka edhe dy asiste. Statistikat më të mira, shqiptari i ka në kampionat ku ka realizuar 8 gola në 17 ndeshje, teksa ka asistuar edhe 2 herë për shokët e skuadrës.