MANAJ PREZANTOHET TE SIVASPOR/ Sulmuesi ka firmosur një kontratë të re 3.5-vjeçare me turqit

Rey Manaj është prezantuar zyrtarisht te Sivaspor. Sulmuesi ka nisur përgatitjet te klubi turk, teksa ka firmosur një kontratë 3.5 vjeçare.

Pasi i bënë një pritje madhështore në aeroport, Sivaspor ka prezantuar Rej Manajn. Futbollisti i kombëtares ka kaluar testet mjekësore dhe është zyrtarizuar nga klubi turk.

Sulmuesi ka nisur menjëher stërvitjen me skuadrën, teksa nuk ka shmangur as tunelin që u bëhet lojtarëve të rinj.

Manaj firmosi deri në 2029, një kontratë e re 3,5-vjeçare. Sulmuesi u transferua te Sivaspor si lojtar i lirë, pasi ka ndërprerë kontratën e tij me Sharjah.

28 vjecari refuzoi një kontratë prej gati 4 milion eurosh nga Kina për tu rikthyer te ish klubi i tij. Për këtë gjest, por edhe për kontributin e tij të dhënë më parë te Sivaspor, Manaj është kthyer në një idhull për tifozët turq.

Ata shpresojnë se shqiptari do të japë një kontribut të madh në skuadër, pasi Sivaspor po lufton për një vend në europë.

Ky është një rikthim i dytë i Manajt te Sivasspor, pasi ai ka qenë pjesë e ekipit nga 2023 deri në 2025. Gjatë periudhës së tij të mëparshme, sulmuesi ka shkëlqyer duke shënuar 34 gola në 63 ndeshje.

Ndërkaq, më këtë lëvizje Manaj synon të rigjejë formën në prag të sfidës me Poloninë. Sulmuesi nuk e ka vendin të sigurtë në kombëtare dhe për këtë arsye ai duhet marrë minuta dhe të shënojë gola.