Lajçak pjesë e "Epstein" - Ja si ish-kryediplomatja e Kosovës nuk ia ‘përtoi’ në takimin e parë si emisar i dialogut Prishtinë-Beograd
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar mbi tre milionë dokumente nga të ashtuquajturat dosje të autorit të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, ku përmendet edhe emri i politikani sllovak dhe ish-të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.
Por të kthehemi pak pas në vitin 2020, kohë kur Miroslav Lajçak realizoi vizitën e parë në Kosovë, si kryenegociator i dialogut Prishtinë-Beograd, do kuptojmë se jo të gjithë zyrtarët i janë nënshtruar arrogancës dhe vullnetit tërësisht të njëanshëm në favor të Serbisë, të burokratëve të emëruar nga kjo elitë e degjeneruar globale, siç po vërtetohet nga publikimi i këtyre e-maileve kriminale dhe perverse, të shumë udhëheqësve nëpër botë.
Në 18 qershor 2020, Lajçak u prit në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës, nga kryediplomatja e kohës, Meliza Haradinaj, e cila nga sa u bë publike në atë kohë, në takimin zyrtar që patën me ekipet respektive, i ka kërkuar Lajçak që BE të punojë me një dinamikë të re, të shtyjë përpara njohjen e Republikës së Kosovës edhe nga pesë vendet anëtare, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kujtojmë se Miroslav Lajçak është me enti sllovake dhe Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ku i interesonte që të vazhdonte ‘status quo’, ku Serbia të trajtohej si e preferuara e Bashkimit Europian.
Gjithashtu, ky takim mes ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj me të emisarin Lajçak, shërbeu për të shprehur qartazi indinjatën e qytetarëve të Kosovës me padrejtësinë dhe vonesat e tejzgjatura të Bashkimit Evropian për agjendën e liberalizimit të vizave, të drejtë të cilën shteti i Kosovës e ka fituar me përmbushjen e të gjitha kritereve.
Kjo tregon edhe njëherë tjetër, se përmbushja e detyrimeve shtetërore në lidhje me interesin kombëtar, edhe përballë burokratëve evropianë sharlatanë dhe të degjeneruar në këtë rast, duhet të prevalojë dhe zyrtarët shqiptarë, qoftë në Kosovë apo Shqipëri, duhet t’i dalin ballë, qoftë edhe me kosto momentale personale, si rasti i zonjës Meliza Haradinaj.

