Presidentja Osmani, kurorë lulesh për dy dëshmorët e familjes Humolli në Koshare

Në përvjetorin e vrasjes së Elfete Humollit, heroinë e re që në moshën 16-vjeçare u ngrit kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit serb, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në përkujtim dhe ka bërë homazhe, duke vizituar familjen Humolli në Lupç të Poshtëm.

Gjatë vizitës, u vendos një kurorë lulesh në nder të Elfetës dhe të vëllait të saj, Mentorit, i rënë dëshmor në betejën e Koshares 1999.

Presidentja Osmani ka theksuar se sakrifica dhe guximi i Elfetës dhe Mentorit janë frymëzim i përhershëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe pasqyrojnë dashurinë e tyre të pakufishme për lirinë e vendit.

Kujtimi i Elfetës dhe Mentorit shërben si simbol i përkushtimit ndaj lirisë dhe guximit, ndërsa vizita e Presidentes Osmani është një shenjë e respektit institucional dhe kombëtar për të rënët për atdheun. /KosovaPress