Tregu i sigurimeve, AMF: SIGAL IG pagoi 26.02% të totalit të dëmeve
Autoriteti për Mbikëqyrjen Financiare publikoi raportin vjetor për periudhën janar–dhjetor 2025, ku tregon se SIGAL Insurance Group, në tregjet e sigurimeve të jetës dhe jo-jetës të marra së bashku, pagoi 26.02% të dëmeve të totalit të tregut të sigurimeve, me 20,444 përfitues konkretë përgjatë vitit.
Mbi 22.09 milionë euro dëme, ose përkatësisht 2,135,715,000 lekë, u paguan nga SIGAL IG gjatë vitit 2025 sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 1 në 4 dëme të siguruara që paguan tregu i sigurimeve me 8 operatorë, u paguan nga kompania SIGAL Insurance Group.
Në sigurimet e jetës, kompania pagoi 41.84% të dëmeve totale të tregut, afërsisht 1.39 milionë euro.
Në sigurimet jo-jetës, SIGAL IG pagoi 25.38% të dëmeve, afërsisht 20.7 milionë euro.
Kompania pagoi në kohë rekord, sipas kontratave me klientët, duke mos pasur asnjë rast ankese të regjistruar për mospagesë dëmesh, as në kompani dhe as në Byronë e Ankesave.
Brenda 14 ditësh pune, pas dorëzimit të dokumentacionit të rregullt, nëse kontrata e sigurimit është në fuqi, cilado qoftë madhësia e dëmit, SIGAL IG paguan me përpikëri.

