Kronologjia politike e Kosovës pas zgjedhjeve/ Shala: Kurti po lakon emrin e Osmanit për t'iu shmangur...
Opinionisti politik Azdren Shala në lidhje direkte me OraNews, në rubrikën në hapësirën "Për shqiptarët", ka komentuar rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit të 28 dhjetorit , duke konfirmuar se fillimisht duhet konstituimi i Kuvendit dhe i qeverisë së re, më pas votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për 2026, dhe më pas zgjedhja e presidentit.
Shala nënvizoi se çështja e emrit të presidentit mbetet e paqartë, duke shtuar se përmendja e Vjosa Osmanit nga Kryeministri Kurti ka pasur për qëllim shmangien e përgjigjeve të gjata dhe të detajuara.
“E vërtetë e para po, në aspektin e vendit, gjërat është e saktë kjo që ka thënë Kurti. Duhet konstituimi i Kuvendit, pastaj i qeverisë. Pastaj duhet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit të shtetit për 2026.
E pastaj do të vijmë te çështja e Presidentit.
Kjo është kronologjia e ngjarjeve që e presin Kosovën, gjithmonë në rast se konstituohet Kuvendi më shpejt.
Pastaj të vimë te një çështje e shumëpërfolur, e ka mbajtur “peng” dhe ka mundësuar një koalicioni në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sa i përket emrit, mbetet i paqartë.
Ajo që e ka lakuar emrin e Vjosa Osmanit, Kurti është më shumë për ju shmangur përgjigjeve të gjata dhe më të sinqerta.”- tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
