AKSION MASIV/ Pesë ton marihuanë kapen në aksionin më të madh policor në Serbi

Pesë ton mariJuanë janë sekuestruar në Serbi, në atë që autoritetet e cilësojnë si goditjen më të madhe kundër trafikut të drogës. Policia arrestoi disa persona dhe po kërkon të dyshuarin kryesor të grupit kriminal.

Pesë ton marihuanë, me vlerë nga shtatë deri në dhjetë milionë euro, janë sekuestruar nga policia e Serbisë në një pronë private në fshatin Konjuh, pranë Krushevcit. Ky është sekuestrimi më i madh i drogës i regjistruar ndonjëherë në vend.

“Ky është një rezultat historik. Kemi shpëtuar fëmijët tanë nga helmimi dhe kemi goditur rëndë krimin e organizuar,” ka deklaruar Iviça Daçiç.

Gjatë operacionit, përveç drogës, policia gjeti edhe armë të paligjshme, katër pushkë automatike, një pistoletë, si dhe një sasi parash në cash.

Autoritetet thone se dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër, që dyshohet të jetë organizatori kryesor, është ende në kërkim.

Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar bëri të ditur se marihuana ishte magazinuar në ambientet e kompanisë “Florakom”, prej nga shpërndahej në territorin e Beogradit për shitje.

“Të dyshuarit janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal dhe do të merren në pyetje pas ndalimit policor”, deklaroi prokuroria.

Ngjarja ka nxitur edhe reagime politike, pasi opozita pretendon se një nga të arrestuarit ka lidhje me partinë në pushtet.

Ndërsa i menjehershem ka qënë reagimi i ministri të Mbrojtjes, Bratislav Gašić, i cili hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin, duke deklaruars se “kushdo që mendon se mund të fshihet pas një partie, gabon rëndë.”

Autoritetet njoftojnë se hetimet po vazhdojnë dhe se priten arrestime të tjera, ndërsa Serbia intensifikon luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.