Konferenca "E drejta për liri dhe siguri"/ Lamallari: Paraburgimi i tepruar, 58% e të burgosurve pa vendim të formës së prerë
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është shprehur se Shqipëria vijon të ketë një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Evropë, duke e cilësuar këtë situatë një problem serioz të të drejtave të njeriut dhe të prezumimit të pafajësisë.
Duke folur në konferencën e nivelit të lartë mbi të drejtën për liri dhe siguri personale, Lamallari përmendi se rreth 58% e personave janë ende të paraburgosur, ndërsa kohëzgjatja mesatare e paraburgimit në Shqipëri arrin në 253 ditë, shumë më e lartë se mesatarja evropiane.
Sipas ministrit, vendi duhet të ndahet nga politika e ashpër e trashëguar nga sistemi i shkuar dhe pështatet me legjislacionin që përkon me standardet e Bashkimit Evropian.
Për më shumë ndiqni konferencën e "E drejta për liri dhe siguri":
