Aksident në aksin Fier – Kallm, kamioni përfundon në kanal

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier – Kallm pranë mbikalimit të autostradës ku një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Drejtuesi dhe një pasagjer që e shoqëronte kanë arritur të dalin nga kamioni vetëm me demtime të lehta.

Në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikese, autoambulanca policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve  të aksidentit