Pastrohet bora në 'Qafë Thore'/ Mbrojtja Civile publikon PAMJE dhe këshillon qytetarët: Përdorni goma dimërore ose zinxhirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 11:23
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka publikuar një video ku shfaqet puna për pastrimin e borës nga ortekët në Qafë Thore.
Aktualisht, qarkullimi është i hapur, por për shkak të punimeve dhe pranisë së ngricave, automjetet duhet të përdorin goma dimërore ose zinxhirë.
Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar.
