Mario Butsi, eksperti i kafesë: Konsumimi i moderuar sjell benefite, mbidoza dëmton

I ftuar në studion e Ora News, Mario Butsi, ekspert i kafesë, foli për konsumimin e kafesë esëll dhe efektet që ajo jep tek organizmi. Butsi theksoi se informacioni që jep rreth kafesë bazohet në studime shkencore, jo thjesht “muhabete kafeje”.

“Overdoza apo konsumimi i tepruar dhe mënyra e gabuar e pirjes së kafesë mund ta kthejnë atë në problem. Për shembull, një filxhan i plotë me kafe me dy sheqer bashkë me cigare, të treja këto së bashku, kthehen në një rrezik serioz për shëndetin,” u shpreh Butsi.

Eksperti shtoi se konsumimi i moderuar ka vetëm përfitime, duke siguruar energjinë e nevojshme për ditën: “Kafeja e konsumuar në mënyrë të duhur na jep energjinë e duhur dhe përfitimet e saj janë të shumta.”

PËR MË SHUMË NDIQNI: