Rrjetet sociale po ‘sëmurin’ fëmijët tanë? Simo rendit pasojat tronditëse që çdo prind duhet t'i dijë

Përdorimi i pakontrolluar i internetit dhe rrjeteve sociale nga fëmijët po shndërrohet në një nga shqetësimet më të mëdha të kohës sonë.

Ekspertët ngrenë alarmin për një sërë pasojash negative, që prekin zhvillimin mendor, psikologjik dhe social të të miturve, të cilët ekspozohen ndaj botës virtuale në një moshë gjithnjë e më të hershme.

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", sociologia Marsi Simo tha se  një nga dëmet kryesore vjen nga stimulimi i tepërt.

Kontakti i vazhdueshëm me video të shpejta dhe përmbajtje dinamike krijon një normë të panatyrshme, duke bërë që jeta e përditshme të duket “e ngadaltë” dhe e mërzitshme për fëmijën.

Kjo ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre, por problemi më i thellë qëndron te "kriza e identitetit". Të ekspozuar ndaj një bote ku imazhi dhe krahasimi janë gjithçka, fëmijët e vegjël, madje edhe nën moshën 13 vjeç, përballen me ndjenjën e pamjaftueshmërisë dhe presionin për t’u përshtatur, duke u rritur me një krizë identiteti që nuk merr fund. 

"Sigurisht që duhet të flasim edhe me periudhat e fashave moshore, tek më të vegjlit, sepse ekspozimi me internetin, sigurisht rrjetet sociale janë ato pastaj ku vetë fëmija, nxënësi ose adoleshenti e ka në përdorim vetjak dhe e menaxhon vetë.

Por në tërësi ne kemi përmendur gjithmonë që kontakti me internetin, kontakti me video të shpejta, gjithmonë sjell tek fëmija problematika të zhvillimit.

Kur them këtu të zhvillimit, sepse sjell që jeta e përditshme për ta të jetë pra më më e ngadaltë. Pra në momentin që nxiten shumë dhe stimulohen shumë.

Për përsa i përket rrjeteve sociale, sigurisht ne kemi vënë re, ndoshta dhe për ne që kemi rrjete sociale, që jemi të rritur, të na komentojnë, të shohim fëmijë që janë poshtë moshës 13 vjeç që kanë një rrjet social.

Ndoshta duke nisur edhe si influencer të vegjël të administruar nga nëna e tyre kryesisht dhe më pas që e marrin vetë në administrim.

Pavarësisht qëllimeve, funksioneve dhe justifikimeve të ndryshme, faktori kryesor se çfarë bën kryesisht rrjeti social është edhe kriza e identitetit.

Po të flasësh për normalitetin në sytë e një fëmije sot tetë dhe nëntë vjeç, do i duket krejt normale sepse do thotë që shumica e fëmijëve në këtë moshë e ka, shumica e klasës time e ka.

Ashtu sikundër shpeshherë më thotë edhe djali im që është në këtë moshë, në moshën nëntë vjeç.

Dhe kur shumica e ka, duket sikur ne e normalizojmë dhe shumica ka të drejtë. Por patjetër që nuk është aspak normale.

Unë them se do do shohim në të ardhmen aq shumë pasoja negative, aq shumë pengesa në zhvillimin e fëmijëve, sa do dali them edhe me kod penal që fëmijët absolutisht pra mos ta prekin celularin nga prindërit.

E them këtu jo vetëm si ironi, por kam përshtypjen se ne duke pritur pasojat, presim më pas të marrim vendime.

Por nga ana tjetër sigurisht që dhe teknologjia ka zhvillime shumë të shpejta.

Një studim që është bërë së fundmi, për ta pasuruar pastaj dhe pjesën përse është mirë të ndalohen rrjetet sociale tek kjo grupmoshë.

Kjo, ky studim që është bërë së fundmi është nga një revistë shkencore prestigjoze, Jama, e cila përmes një aplikacioni shikonte nëse nxënësit futen apo jo në rrjetet sociale gjatë orëve të mësimit.

Dhe u vu re që nga 2022-shi deri në 2024-ën ku u bë ky studim, fëmijët e përdornin pothuajse 70 minuta gjatë procesit mësimor.

Dhe 70 minuta, pra kjo është një mesatare, por, ana që duan studime të tjera, është se ishte bërë vetëm në, celularët Android. 

Por gjithsesi kjo na jep një lloj pasqyrimi dhe faktesh që fëmijët e përdorin në orën e mësimit.

Këtu mësuesit do thonin që nuk ka nevojë ndoshta për studime sepse ne e dimë që nxënësit herë pas here duan ose shohin celularin ose e kanë mendjen te celulari, pavarësisht se këtë vit thuhet që është nguar shumë masat përsa i përket përdorimit të celularit, nëse fëmijët e kanë apo nëse e mbajnë me vete, duhet të mbahet nga mësuesit. Një tjetër kjo punë për mësuesit", u shpreh Simo.