"Mbrojmë Vjosën, shkatërrojmë të tjerët"/ Ambientalisti Nika ngre alarmin: Po humbasim lumenjtë me ritmin më të shpejtë në rajon

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ambientalisti Olsi Nika ka ngritur alarmin për degradimin e shpejtë të lumenjve në Shqipëri, duke theksuar se vendi ka humbur rreth 1.200 kilometra lumenj të klasit të parë vetëm në pak vite.

Sipas Nikës, ndërsa Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht për mbrojtjen e lumit Vjosa, realiteti në pjesën tjetër të territorit është shqetësues.

Ai përmendi lumenj si Shkumbini, Drini dhe Mati, të cilët sipas tij janë dëmtuar rëndë nga ndërhyrjet njerëzore, ndërtimet pa kriter dhe shfrytëzimi intensiv i burimeve natyrore.

Ambientalisti e cilësoi situatën si një paradoks të madh, ku nga njëra anë vendi shërben si model për mbrojtjen e natyrës, ndërsa nga ana tjetër po shkatërron sistematikisht burimet e tjera ujore.

PËR MË SHUMË NDIQNI "ORA E BETIT":