Pse po zhduken lumenjtë? Ambientalisti Olsi Nika: Hidrocentralet janë një nga shkaktarët kryesorë
Analiza më e fundit rajonale e gjendjes hidromorfologjike të lumenjve në Ballkan tregon një përkeqësim serioz dhe të përshpejtuar të disa prej ekosistemeve të fundit lumore në Evropë.
Për herë të parë pas më shumë se dhjetë vitesh, studimi ofron të dhëna të krahasueshme për të gjithë rajonin dhe tregon se pjesa e lumenjve pothuajse natyrorë ka rënë ndjeshëm – nga 30 për qind në vitin 2012 në vetëm 23 për qind në vitin 2025, që përfaqëson një humbje prej rreth 2.450 kilometrash rrjedhash lumore.
“Pse po zhduken lumenjtë?” - Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma, ku i ftuar ishte ambientalisti Olsi Nika.
“Hidrocentralet janë patjetër një nga shkaktarët kryesorë që devijojnë apo le të themi ndikojnë në dy faktorët kryesorë të elementëve që përbëjnë një lumë në bllokimin e transportit të sendimenteve dhe bllokimin e rrjedhjes ujore të një lumi.
Qofshin këto skema me diga të mëdha, apo ato me devijim përmes tubave dhe praktikisht bëjnë të dyja të njëjtën gjë dhe kanë të njëjtin efekt.
Njëra bën efektin e përmbytjeve dhe tjetra e lë shtratin e ujit të thatë”, u shpreh ndër të tjera ambientalisti Olsi Nika.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

