VAZHDON MAGJIA E FABREGAS / Como eliminon Fiorentinën në kupa, në çerekfinale e pret Napoli

Komo është skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Italisë. Skuadra e Fabregas mposhti 3 me 1 Fiorentinën duke e eliminuar nga kompeticioni. Në çerekfinale, Komo do të ndeshet me Napolin

Komo vijon të shkëlqejë këtë sezon. Pas një forme të mirë në serinë a ku ka arritur të renditet në vendin e 6 dhe të luftojë për një vend në Champions, skuadra e Fabregas synon të shkojë sa më larg edhe në kupën e Italisë.

Komo ia ka dalë të sigurojë një vend mes 8 ekipeve më të mira. Të besuarit e Fabregas mposhtën 3 me 1 Fiorentinën në trasfertë, duke u kualifikuar në cerekifnale.

Sfida nisi mirë për vendasit që arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 7.

Reagimi i Komos ishte i shpejta, teksa në minutën e 20 riktheu baraspeshën me Serxho ROberton pas 20 minutash lojë.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola të tjera, ndërsa në të dytën, ishin miqtë ata që vijuan të dominojnë sfidën. Pas një ore lojë, Niko Paz i dha avantazhin Komos. Talenti nuk gaboi nga brenda zone duke e dërguar topin në rrjetë.

Talenti 21-vjecar i la vendin një tjetër spanjolli. Alvaro Morata u rikthye në fushë me gol, pas një dëmtimi. Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës vetëm pas 5 minutash që hyri në fushën e blertë.

Me këtë sukses, Como vazhdon rrugëtimin në Kupë dhe konfirmon formën e mirë, ndërsa për Fiorentinën ky eliminim përbën një zhgënjim dhe e detyron skuadrën të përqendrohet tashmë vetëm tek mbijetesa në serinë A.

Në cerekfinale, Komo do të ndeshet me Napolinnë transfertë, ndërsa sfidat e tjera janë Inter-Torino, Bologna-Lazio dhe Juventus-Atalanta. Sfidat cerekfinale do të luhen më 10 shkurt.