CHELSEA INTERESOHET PËR ASLLANIN/ Blutë e Londrës mund të paguajnë klauzolën e largimit prej 30 milionë eurosh
Chelsea është një nga klubet e mëdha që po ndjek nga afër Fisnik Asllanin. Sulmuesi Kosovës, ka një klauzolë largimi prej 30 milion eurosh, shumë e përballueshme nga blutë e Londrës. Interes për Asllanin ka shfaqur edhe Aston Vila.
Forma e mirë e Fisnik Asllanit në Bundesligë ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve europiane. Mediet gjermane raportojnë se interes për sulmuesin kosovar ka shfaqur edhe Chelsea. Blutë e Londrës e pëlqejnë profilin e 23 vjecarit dhe për këtë arsye po e monitoron prej kohësh.
Asllani ka kontrate me Hoffenheim deri në qershor të vitit 2029, por ka një klauzolë lirimi prej 30 milion eurosh që aktivizohen në merkaton e verës.
Një shumë e tillë ëshë përballueshme nga Chelsea që synon të përforcohet në sulm. Megjithatë, ndryshimi i trajnerit, por edhe dëshira e vetë lojtarit do të jenë vendimtare.
Synimi i Chelseat është ta transferojë që në këtë merkato janari, por situata duket e vështirë, pasi Hofenheim po lufton për një vend në europë dhe nuk dëshiron të humbasë një nga yjet e skuadrës.
Përveç Chelseat, në garë për shërbimet e tij është futur edhe Aston Villa, ndërsa futbollisti është monitoruar edhe nga Tottenham dhe Bayern.
Gjatë këtij sezoni në Bundësligë, Asllani ka shënuar 6 gola në 18 ndeshje të luajtura me Hofenheim, ndërsa ka dhënë edhe 3 asiste.
Gjithashtu Asllani është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ku ka luajtur 12 ndeshje zyrtare, duke realizuar 3 gola.
