TIRANA SHPRESON TE “ISH-AT”/ Rikthen portierin Visar Bekaj, kontratë deri në vitin 2027
Tirana ka rikthyer një tjetër ish futbollist në skuadër. Pas Xhixhës dhe Ernest, klubi ka riveshur bardheblu edhe gardianin e portës, Visar Bekaj. Portieri ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027.
Tirana vijon të jetë aktive në merkato. Klubi bardheblu po lufton për mbijetesë dhe për këtë arsye ka bërë disa ndryshime në skuadër.
Pasi riktheu në ekip Redon Xhixhën dhe Ernest, klubi ka bërë të njëjtën gjë edhe Visar Bekajn. Gardiani ka veshur sërish ngjyrat bardheblu. 28-vjeçari do të mbrojë portën e tiranës deri në vitin 2027.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Tirana ka prezantuar portierin Bekaj, ku shkruan: ‘Ai i njeh ngjyrat, e njeh stemën. Ai u kthye te vendi të cilit i përket deri në 2027. Një nga ne. Gjithmonë.”
Gardiani Kosovar ka mbyllur aventurën e tij në Turqi te skuadra Hatayspor për shkak të problemve me financat.
Bekaj kthehet te bardheblutë pas 4 vitesh, ai ka qenë titullar në vitin 2022 kur Tirana fitoi titullin e saj të fundit kampion.
Gardiani vjen në një moment shumë të vështirë për bardheblutë që këtë sezon po luftojnë për mbijetesë. Mesa duket, presidenti Halili shpreson te ish futbollistët që ka patur në skuadër, teksa pak ditë më parë ka rikthyer dy sulmuesit Xhixha dhe Ernest.
Për shkak të rezultateve të dobta, trajneri Nuhiu ka bërë revolucion në skuadër, duke larguar disa futbollistë, teksa ka afruar disa lojtarë të rinj.
Aktualisht Tirana renditet e fundit në superligë, me 17 pikë në 21 ndeshje të luajtura. 2026 ka nisur mirë për bardheblutë teksa në tre ndehshjet e këtij viti kanë marrë 2 fitore dhe një barazim.
