“NGRIN” MOSKA/ Stuhia e dëborës paralizon kryeqytetin, autoritetet në alarm

Një stuhi e fortë dimërore ka paralizuar Moskën, me reshje dëbore deri në 50 cm, duke shkaktuar kaos në transportin ajror dhe rrugor. Rreshjet do të vazhdojnë të paktën deri të enjten, ndërsa fundjava pritet të shoqërohet me temperatura shumë të ulëta.

Një stuhi e fortë dimërore ka përfshirë Moskën, duke sjellë reshje të dendura bore, paralajmërime zyrtare për mot ekstrem dhe ndërprerje të trafikut ajror dhe rrugor.

Autoritetet meteorologjike njoftuan se reshjet do të vazhdojnë të paktën deri të enjten, ndërsa fundjava pritet të shoqërohet me temperatura shumë të ulëta.

Duhet të jemi të përgatitur që grumbujt dhe shtresat e ngjeshura të bores do të qëndrojnë për disa ditë, thonë zyrtarët.

Në disa zona, trashësia e borës ka arritur deri në 50 centimetra.

Aeroporti kryesor në vend devijoi disa fluturime.

Autoritetet e transportit u bënë gjithashtu thirrje qytetarëve të shmangin përdorimin e makinave dhe të përdorin metronë.

“Udhëtimi me makinë mund të zgjasë dy ose trefish më shumë. Shtoni edhe 20-30 minuta për shkak të pastrimit të borës. Ndërkohë rreziku i aksidenteve dhe bllokimeve po rritet ndjeshëm,” thuhet në deklaratën e Departamentit të Transportit të Moskës.

Meteorologët konfirmuan se reshjet e së martës thyen rekordin e vendosur që në vitin 1995.

Ndërkohë, konsumi i gazit natyror ka arritur nivele rekord, me qytetarët që përpoqen të përballonin të ftohtin ekstrem në pjesën më të madhe të Rusisë.