Jamal vulos triumfin e Barcelonës në “Camp Nou”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2026, 18:26
Barcelona është kthyer te fitoret në kampionat. Sot mposhti me rezultatin 3 me 0 ekipin e fundit në La Liga, pikërisht Oviedon.
Të tre golat u shënuan gjatë pjesës së dytë. Olmo, Rafinja dhe në fund Jamal, që vulosi rezultatin përfundimtar.
Ekipi i Flik kryeson sërish renditjen e La Liga, pasi Reali ishte vendosur përkohësisht në krye. Vetëm 1 pikë i ndan të dyja skuadrat.
