Katër të lënduar pas përplasjes së motorit të borës në Rugovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2026, 16:22
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për mediat në Kosovë, se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave.
“Policia është në vendin e ngjarjes”, theksoi Rugova dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqet e ngjarjes.
