Përfshirja e Kosovës në një bord paqeje ndërkombëtar shkakton debat, Hoti zbulon se çfarë po ndodh pas kuintave

Përfshirja e Kosovës në Bordin Ndërkombëtar të Paqes është pritur me një konsensus të gjerë pozitiv nga i gjithë spektri politik në vend.

Megjithatë, ky hap i rëndësishëm diplomatik përballet me një pengesë të madhe procedurale dhe shoqërohet me reagime të ndryshme në rajon, duke nxjerrë në pah edhe njëherë dinamikat komplekse politike.

Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte gazetari Shkodran Hoti.

"Si ngjarje është prit mirë dhe kur them është prit mirë, them që është prit mirë nga gjithë skena politike në Kosovë, pra përfshirë edhe pjesën opozitare të skenës politike, të cilët e quajtën, duke filluar nga kryetari i LDK-së, po edhe përfaqësues të tjerë të partive.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, e quajtën një moment të rëndësishëm dhe e vlerësuan një bashkëpunim të tillë apo përfshirjen e Kosovës në këtë bord, Bordin e Paqes.

Në anën tjetër, ajo çka ë ka ngjallur diskutim është që përfshirja e Kosovës në atë bord, apo kjo ky nënshkrim që u arrit në ë në këtë në Davos, kërkon tashmë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës dhe mbështetjen e dy të tretës së deputetëve që e janë përfaqësues në këtë kuvend.

Dhe siç e dini ju, tashmë Kuvendi i Kosovës është jofunksional ë për shkak që nuk e kemi Kuvendin e ri të konstituuar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pra, meqë akoma s'kemi përfunduar me numërimin apo rinumërimin e votave, një proces që e ka zvarritur më pastaj edhe çertifikimin e rezultateve dhe rrjedhimisht edhe konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Por sa i përket kësaj ngjarje si ngjarje, ëh është komentuar me tone pozitive, është mirëpritur pak a shumë prej ë përfaqësuesve të krejta partive, dhe natyrisht çdo iniciativë e përbashkët me Shtetet e Bashkuara, ndonëse në këtë iniciativë Kosova nuk është e vetmja nga, të paktën nga Ballkani Perëndimor, ë çdo iniciativë me me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ë duartrokitet prej skenës politike dhe nuk ka, nuk ka asnjëherë, përgjithësisht një kundërshtim. 

Po, po tani Serbia vazhdimisht jemi dëshmitarë që kur vjen puna tek raportet me Shtetet e Bashkuara e përdor këtë taktikën e lojës me dy karta, pra Serbia vazhdimisht për çështje të ndryshme nuk ka qenë, le të themi, në mënyrë konstante e rreshtuar me Shtetet e Bashkuara, përkundrazi që ka pasur veprime ë të viteve të fundit që në një farë mënyre, kanë qenë më më pozitive në raport me atë çka ka ardhur si propozim prej SHBA-së, po krahas kësaj, Serbia vazhdimisht është nën ndikimin e Rusisë dhe ruan atë raportin, le të themi edhe historik që e ka me me Rusinë, po në anën tjetër edhe me Kinën.

Kështu që Serbia e ka një praktikë të tillë që në në çështje të tilla luan me me me karta të dyfishta, ndërsa sa i përket Kosovës, Kosova është e qartë dhe është si me thënë, e orientuar nga nga perëndimi e konkretisht me theks më të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe në këtë kuptim nuk është që ne, të paktën prej së brendshmi këtu, kur vije puna tek raporti apo përfshirja në iniciativa të tilla që vijnë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në asnjë rrethanë nuk e bëjmë krahasimin me me me shtetin serb", u shpreh Hoti.