Ftesa e Trump për Kosovën/ Avokati zbulon se çfarë do të thotë kjo për vendin dhe rajonin

Ftesa e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për institucionet e Kosovës, e cila i është drejtuar Presidencës, konsiderohet si një vlerësim i rëndësishëm jo vetëm për institucionet, por edhe për popullin e Kosovës dhe raportet mes dy vendeve.

Ky hap shihet si një rikonfirmim i aleancës së përhershme dhe strategjike që Kosova ka me SHBA-në. Sipas analizave, Shtetet e Bashkuara janë aleati i përhershëm dhe i përjetshëm i Kosovës, duke e mbështetur vendin në të gjithë rrugëtimin e tij.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte avokati Ardian Bajraktari.

"Fillimisht është thënë që përmes ftesës së drejtuar institucionit të Presidentit të Republikës, që është bërë nga ana e Presidentit Trump, para së gjithash është dhënë në radhë të parë, është një vlerësim fillimisht për institucionet, për Kosovën, për popullin e saj dhe për raportet që kanë këto dy vende.

Për faktin se siç dihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë i përhershëm dhe i përjetshëm.

Janë ata të cilët e kanë mbështetur në gjithë rrugëtimin e saj Kosovën dhe kurdo që Kosova ka qenë në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka pasur punët mirë dhe në këtë drejtim vlerësoj që kështu duhet të jetë edhe tash edhe në të ardhmen.

Prandaj e vlerësoj që është një ftesë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm.

Me shpresë që i njëjti do të arrijë të rezultojë i suksesshëm, për faktin se natyrisht një nismë e tillë vlerësoj që i kontribuon, siç edhe vetë e ka synimin, qëllimin, i kontribuon paqes në në përgjithësi.

Prandaj vlerësoj që edhe Shqipëria, edhe Kosova, është mirë që janë arështuar, kanë pranuar me kënaqësi ftesat dhe besoj që do të japin kontributin e tyre në kuadër të këtij mekanizmi. 

Natyrisht, Kosova, siç e thashë, për shkak të shumë zhvillimeve politike që kemi pasur me theks të veçantë në vendin tonë, e po shpresoj që tashmë gradualisht do të tejkalohen këto, në mënyrë që të themelohen institucionet sa më parë.

Besoj që fokusi i edhe i Brukselit, por mbi të gjitha dhe në radhë të parë i Uashingtonit, gradualisht do të jetë edhe më i madh ngaqë e kemi parë me theks të veçantë kohët e fundit, sepse në instancë të fundit vlerësoj që këto dyja vende në bashkëkoordinim janë këto dy mekanizma, këta dy aleatët tanë, edhe Uashingtoni edhe Brukseli, janë shumë të interesuar që në mes të dy vendeve me theks të veçantë, vendeve të rajonit, do të ketë intensifikim të përpjekjeve me qëllim të rregullimit të raporteve, me qëllim, synim anëtarësimin në mekanizmat evropianë, sepse në instancë të fundit fqinjësia e mirë është njëra prej parakushteve themelore, esenciale që të ecim tutje.

Dhe në këtë drejtim natyrisht që prezenca e Republikës së Kosovës në mekanizma të tillë, pavarësisht faktit që në ato marxhina mundësia e takimit ose bisedimit janë relativisht të të të vogla, mirëpo megjithatë, besoj që në ditët, javët dhe muajt në vazhdim do të ketë mundësi që të ketë takime shumë më përmbajtësore në drejtim të diskutimit të situatave, edhe përsa i përket çështjes së Kosovës, sepse vlerësoj që fokusi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Kosovën në në javët dhe muajt në vazhdim do të jetë edhe më më i lartë, me shpresë që natyrisht do të arrijnë me u tejkaluar disa prej sfidave që janë në nivel global e natyrisht që e kanë marrë fokusin edhe të administratës së administratës së presidentit Trump", u shpreh Bajraktari.