Gjendet uniformë me simbole të Serbisë, municion dhe çanta ushtarake në Leposaviq
Policia e Kosovës në Leposaviq ka gjetur uniformë me simbole të Serbisë, maskë, municion e çanta ushtarake, të mërkurën.
Të gjitha këto, sipas raportit 24-orësh të organit të rendit, Policia i hasi në fshatin Llozno të Leposaviqit, gjatë patrullimit në rrugë fillimisht kishte rastisur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë.
Më pas, gjatë kontrollit në tri shtëpi pa banorë, policia thotë se si prova materiale ka gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve, raporton KosovaPress.
Bëhet e ditur se rasti është nën hetim.
