IPSWICH INTERESOHET PËR MEHMETIN/ Pretendentët për t’u ngjitur në Premier League nisin bisedimet me Bristol

Ipsuiç është i interesuar të transferojë Anis Mehmetin. Skuadra angleze që pretendon të ngjitet në Premier ligë sezonin e ardhshëm, kërkon të përforcohet në janar, dhe një nga synimet kryesore është sulmuesi i kombëtares

Forma e mirë e Anis Mehmetit ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve si në angli por dhe jashtë saj. Skuadra e radhës që ka shfaqur interes për shqiptarin është Ipsuic. Skuadra angleze është pretendente për tu ngjitur në premier ligë dhe për këtë arsye kërkon të përforcohet në merkaton e janar.

Pretendentët për tu ngjitur në Premier League kanw nisur bisedimet me Bristol.Kontrata e mesfushorit ofensiv skadon në verë dhe Ipsëich synon të përfitojë nga kjo situatë për të siguruar shërbimet e shqiptarit. 25 vjecari vlerësohet rreth 10 milionë euro, por kjo shumë mund të ulet pasi, në verë ai del me parametra zero.

Ndërkaq, me këtë lëvizje, Ipsuic do të dobësonte njëkohësisht edhe një rival direkt në luftën për tu ngjitur në premier ligë. Sipas mediave angleze, mehmeti do të përshtatej mjaft mirë te Ipsuic. Ai është një lojtar që synon të luajë në zona të rrezikshme, ndërsa ka një gjuajtje mjaft të mirë nga distanca.

Mehmeti është një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni në ligën e parë angleze, duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar 6 asiste.

Duke parë impaktin që ka në skuadër, por edhe interesin që kanë ekipet e tjera,  Bristol City dëshiron ta mbajë Mehmetin.

Ata e konsiderojnë pjesë kyçe të objektivave për “play-off”, dhe tashmë ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së tij. Paraqitjet e mira të 25-vjeçarit janë një sinjal për trajnerin Silvinjo, i cili prej verës së vitit 2023, nuk e ka grumbulluar në skuadër.