Van Persie-n s’e “shpëton” as i biri! Shakuil shënoi dy gola në humbjen 4-3 të Feynord nga Sparta Rotterdam

Robin Van Persin nuk e ka shpëtuar nga humbja as djali i tij. Pavarësisht se shënoi dy gola Shakuil van Persi nuk ia doli të shmangë disfatën e Fejnord, skuadër që drejtohet nga babi i tij.

Robin van Persie  e ka lënë pasardhësin e tij në futboll. Djali i tij, Shakuel, ka shënuar dy golat e parë në karrierë si futbollist në elitën e futbollit holandez me Fejnord.

19 vjecari u fut në fushë nga babai i tij, Robin van Persie, në minutën e 63-të, në një moment kur Feyenoord po humbiste 2-1 ndaj Sparta Rotterdam.

Situata u përkeqësua edhe më shumë kur Sparta shënoi sërish në minutën e 71-të, duke e çuar rezultatin në 3-1. Megjithatë, shpëtimtari momental ishe Shakuel van Persi. Sulmuesi arriti të shënojë dy herë duke barazuar përkohësisht sfidën.

Në minutën e 87-të, Shaqueel realizoi një gol të mrekullueshëm, duke rikthyer shpresën te fejnord.

Vetëm një minutë më vonë, ai shënoi një gol spektakolar, duke barazuar rezultatin në 3-3.

Megjithatë, dy golat e Shaqueel mjaftuan për të siguruar fitoren Fejnord, pasi Sparta shënoi golin vendimtar në minutën e 94-të, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 4–3.

Disfata e Robin Van Persin dhe të birin pa pikë. Feynord tashmë ka hyrë në një krizë, teksa nuk fiton prej 6 ndeshjesh.

Kjo ecuri negative ka bërë që skuada e Van Persin të shkupet me 16 pikë nga kreu që mbahet nga PSV. Ndërkaq,  i rrezikohet edhe vendi i dytë, pasi ndjekësit janë afruar shumë Feynordit.

Edhe pse shënoi dy gola, Robin Van Persi mori kritika për aktivizimin e djalit të tij. Ish legjenda e Arsenalit, e argumentoi zgjedhjet e tij duke thënë se e mori vendimin si trajner dhe jo si baba