Mark Rutte: NATO dhe Danimarka diskutojnë sigurinë në Arktik, përfshirë Groenlandën
NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën për sigurinë në rajonin e Arktikut, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte pas takimit me Ministrin danez të Mbrojtjes dhe Ministrin e Jashtëm të Groenlandës.
“Diskutuam se sa i rëndësishëm është Arktiku - përfshirë Groenlandën - për mbrojtjen tonë kolektive dhe se si Danimarka po rrit investimet në kapacitetet kryesore. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si aleatë për këto çështje të rëndësishme”, tha Rutte në një postim në platformën X.
Danimarka dhe Groenlanda kanë diskutuar mundësinë e një misioni të NATO-s në Arktik, tha Ministri danez i Mbrojtjes Trolls Lund Poulsen pasi ai dhe Ministrja e Jashtme e Groenlandës Viviane Motsfeldt u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Bruksel.
"Ne e kemi propozuar këtë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka marrë parasysh dhe besoj se tani mund të krijojmë një kornizë se si mund të arrihet kjo. Është gjithashtu në përputhje me atë që kemi diskutuar me qeverinë e Groenlandës", shtoi Ministri danez i Mbrojtjes.
