Rimbursim për fëmijët / Radonshiq: E vërteta e 48.000 lekëve – jo para në dorë, por zbritje tatimore

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News ishte  Romina Radonshiq, eksperte e ekonomisë, e cila na sqaroi mbi masën fiskale, e cila është interpretuar ndryshe nga realiteti.

"Unë mendoj që nuk do të ketë ndonjë impakt tek familjet, do të jetë një impakt minimal, që do të thotë që shumë qytetarë që ne na ndjekin , apo ndoshta anëtarë të familjes mendojnë se do të kenë një zbritje apo një rimbursim, le të themi: për një fëmijë rreth 48,000 lekë, por në të vërtetë nuk është kjo, pasi për çdo fëmijë do të ketë një rimbursim në thonjëza 48,000 lekë, por si bazë e zbritshme tek ato tatime që ne kemi paguar.

Çdo qytetar që ne na ndjek, duhet që së pari të dijë që nuk do të marri 48,000 lekë për çdo fëmijë sepse janë keqinformuar. Kjo tarifë nënkuptohet si një shpenzim, që do të shërbejë si bazë e zbritshme, pra nga baza tatimore" u shpreh Radonshiq.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: