Ish-kapiteni i kuqezinjve tregon marrëdhënien e tij me presidentin e ndjerë të Fiores, Rocco Comisso!
Futbolli italian është në zi sot, për ndarjen nga jeta të presidentit të Fiorentinës Rocco Commisso, i cili humbi betejën me jetën, pas një periudhe të gjatë trajtimi mjekësor.
Një personazh i njohur më tepër me në fushën e biznesit dhe në bashkëpunimin e tij me një tjetër ish-drejtor të Fiorentinës, Giuseppe Barones, i cili u nda nga jeta rreth një vit më parë, u futën në botën e futbollit për të patur një rrugëtim të suksesshëm.
Rrugëtim që nisi me blerjen e skuadrës amerikane të New York-ut ku Commiso kishte edhe qendrën kryesore të biznesit të tij. Dhe pikërisht në këtë klub ata afruan ish-kapitenin dhe mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, Ansi Agolli.
I kontaktuar nga Top Channel pas ngjarjes së fundit, Agolli shprehet për gazetarin Endi Tufa, i dëshpëruar për ndarjen nga jeta të Commisos ish-presidenti i tij te Cosmos në New York ku luajti në vitin 2019.
“Kishin pak kohë që kishin blerë ekipin e Cosmos-it dhe vit pas viti përforcoheshin. Unë ku bashkova në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë mbajtëm lidhje të forta si me Baronen e ndjerë, ashtu edhe me ish-presidentin Commiso.
Mbaj mend në një rast, kur unë pata shënuar një gol me të djathtën (Agolli ka qenë mëngjërash, Shqipëri-Lichtenstein 2-0) goli u përhap në faqet sportive në të gjithë rrjetet sociale dhe Commiso më telefonoi i entuziazmuar dhe duke bërë shaka “çfarë dreq goli bëre kështu…?!”.
Një vit më pas që unë ju bashkova Cosmos-it, ata blenë dhe morën drejtimin e Fiorentinës. Kontaktonim edhe pasi e lashë futbollin jetonim në të njëjtin qytet dhe në disa raste më pat ftuar në shtëpinë e tij dhe më tregonte edhe zyrat e kompanisë që ka këtu në New York,”- tregon Ansi Agolli për Top Channel, duke dërguar ngushëllimet e tij familjes së ish-presidentit të tij.
