Real Madrid triumfon ndaj Levantes/ Mbappé dhe Asencio vendosin fitoren

Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Levantes, në përballjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos ushtruan presion në pjesën e parë, por nuk gjetën dot golin.

Mbappe dërgoi në festë tifozërinë, duke shënuar në 58-tën minutë. Asencio “vulosi” një herë e mirë shifrat, në të 65-tën.

Ekipi i Arbeloas është në vendin e dytë me 48 pikë. Levante është në vendin e parafundit.