Hunter Biden përballet me burgun, ish-partnerja kërkon arrestimin: Nuk paguan mbështetjen financiare për vajzën tonë

Ish-partnerja e Hunter Biden dhe nëna e fëmijës së tij 7-vjeçar, Luden Roberts po kërkon burgosjen e tij. Sipas saj, Biden nuk respekton një marrëveshjen e arritur mes palëve për mbështetjen financiare për fëmijën.

Roberts po i kërkon një gjykate në Arkansas të rihapë çështjen dhe të arrestojë djalin 55-vjeçar të ish- presidentit amerikan për mosrespektimin e marrëveshjes që ata arritën në vitin 2023.

Roberts kërkoi gjithashtu një modifikim të mbështetjes për fëmijët e dhënë nga gjykata, duke argumentuar se të ardhurat e Biden kanë ndryshuar ndjeshëm që nga vendimi i fundit dhe duke argumentuar se vajza e saj është e privuar nga privilegjet e marra nga nipërit e mbesat e tjera të ish-presidentit.

“Fëmija ka filluar të kuptojë se nuk ka qasje në të njëjtin stil jetese si fëmijët e tjerë të Z. Biden, dhe kjo nuk është e drejtë”, tha ajo.

34-vjeçarja fillimisht e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen e saj me Bidenin, pasi ai pranoi t’i jepte para nga të ardhurat e veprës së tij artistike për vajzën, Navy Joan Roberts.

Si pjesë e marrëveshjes, Roberts hoqi dorë nga kërkesa e saj që vajza e saj të merrte mbiemrin Biden dhe pranoi të ulte mbështetjen mujore për fëmijët në 5,000 dollarë nga 20,000 dollarët që kishte kërkuar fillimisht.

Hunter Biden e mohoi për një kohë të gjatë se ishte babai i vajzës së vogël, derisa një test ADN-je konfirmoi atësinë në vitin 2019.