Qyteti i milionerëve/ Milano mes më të pasurve në botë, lë pas Londrën dhe Romën

Milano renditet ndër qytetet kryesore në botë për përqendrimin e milionerëve, duke u pozicionuar në podiumin global të të ashtuquajturave “qytete strehë” për pasuritë e mëdha.

Sipas të dhënave, në Milano ka një milioner për çdo 12 banorë të regjistruar në gjendjen civile, përfshirë të moshuar dhe foshnja. Me termin milioner nënkuptohet një person që disponon të paktën gjashtë shifra pasuri likuide, pa përfshirë pasuritë e paluajtshme.

Këto shifra dalin nga raporti vjetor i Henley & Partners, i cili analizon shpërndarjen globale të pasurive private.

Në kryeqytetin e financës botërore, New York City, raporti është një milioner për çdo 22 banorë. Në Londër raporti zbret në një për çdo 41, ndërsa në Romë në një për çdo 54 banorë.

Edhe Parisi, duke marrë parasysh vetëm zonën intra muros me rreth 2,14 milionë banorë, shënon një përqendrim shumë të lartë, me një milioner për çdo 14 rezidentë.