JETË KUSHTUAR SIZMIOLOGJISË/ Eduard Sulstarova boton veprën për rreziqet natyrore dhe kontributet kryesore të kësaj fushe
Në akademinë e shkencave u përurua vepra e plotë e akademikut Eduard Sulstarova, e cila përmbledh kontributet kryesore në sizmiologji.
Të pranishmit vlerësuan rëndësinë e studimeve për sigurinë në një vend. të ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore. Paralajmëroi se përmbytjet e fundit tregojnë rrezikun që sjellin ndërtimet pa standarde.
Në një atmosferë reflektimi dhe vlerësimi, u përurua vepra “Vepra të Zgjedhura në Fushën e Sizmiologjisë” e akademikut Eduard Sulstarova, i cili ia kushtoi jetën studimit të rreziqeve natyrore dhe sigurisë së jetës njerëzore.
Botimi përmbledh kërkime dhe analiza që kanë ndikuar në zhvillimin e sizmiologjisë në Shqipëri.
Profesor Niko Pojani vlerësoi rëndësinë e punës shkencore të Sulstarovës, duke theksuar se ajo mbetet aktuale në një vend të ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore.
Ai ndaloi edhe te përmbytjet e fundit, duke theksuar se ndërtimet pa standarde rrisin drejtpërdrejt riskun.
Ceremonia ishte një homazh për akademikun dhe si kujtesë për përgjegjësinë shkencore e institucionale përballë sfidave natyrore që përballet vendi ynë.
