"Një çmim që ka 'hedhur dritë' mbi punën time"/ Anila Mullahi: Studimi im për Agollin është i pari i këtij lloji në letërsinë shqipe

Në studion e “Ora e Betit” ka qenë shkrimtarja Anila Mullahi gjithashtu dhe fituese e çmimit për “Krijimi letrar në proces” (Botimet Pegi), një studim mbi romanet e Dritëro Agollit, fryt i hulumtimeve të thelluara dhe sistematike mbi dorëshkrimet, letërkëmbimet dhe ditarët e autorit.

Mullahi është autorja e parë që vjen me një vepër të tillë me bazë studimi gjenetik.


“Çmimet janë gjithmonë një kënaqësi. Pastaj themi që është puna ajo që vlen, por një çmim është një mënyrë për të hedhur dritë mbi punën tënde.

Ishte shumë kënaqësi, që mora këtë çmim dhe i shoh çmimet më shumë si një mënyrë për të hedhur dritë.

Mbi studimet dhe për të hedhur dritë edhe mbi shkrimtarët.

Të gjitha çmimet tërheqin vëmendje. Tërheqin vëmendjen e studiuesve, e lexuesve të thjeshtë dhe unë mendoj se vlera e çmimeve është pikërisht për këtë.

Është një studim, i pari në lloji e tij, që i largohet studimeve të zakonshme për Agollin.

Agolli, politika, konteksti, realizmi socialist.

Studimet gjenetike janë totalisht larg studimeve biografike. Kjo ishte herë e parë dhe motivacioni.”- tha Mullahi.