DIPLOMACIA PËRMES KULTURËS! Ambasadori i Italisë në Shqipëri: Forcon besimin dhe lidhjet mes vendeve

Diplomacia kulturore vlerësohet si një nga format që ndihmon vendet të lidhen më mirë me njëri-tjetrin. Ambasadori italian Marco Alberti vlerson se kultura është një mënyrë e fortë për të ndërtuar besim dhe marrëdhënie afatgjata.

Roli i kulturës si një instrument i rëndësishëm i diplomacisë moderne ishte në fokus të takimit të radhës të COD, pjesë e ciklit “Diplomacia dhe Kultura”.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, i pranishëm në diskutim theksoi se diplomacia kulturore është një nga mënyrat më efektive për të promovuar imazhin e një vendi në arenën ndërkombëtare.

“Përmes kulturës, artit, gjuhës dhe trashëgimisë, një vend tregon historinë, vlerat dhe identitetin e tij, duke ndërtuar besim dhe afërsi me popujt e tjerë.”

Alberti nënvizoi se soft power-i kulturor ka ndikim afatgjatë dhe të qëndrueshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

DIPLOMACIA PËRMES KULTURËS! Ambasadori i Italisë në

“Promovimi i kulturës si element i soft power-it krijon lidhje të drejtpërdrejta mes njerëzve, përtej marrëdhënieve formale politike.”

Sipas tij, tre elementët kryesorë të promovimit kulturor janë interesi, identiteti dhe bashkëpunimi.

“Këta elementë përbëjnë një instrument të rëndësishëm të diplomacisë moderne.”

Cikli “Diplomacia dhe Kultura” synon të krijojë një hapësirë reflektimi mbi lidhjen mes kulturës dhe politikës së jashtme, duke përfshirë aktorë institucionalë, akademikë dhe brezin e ri.