Rrezikohen tre banesa në fshatin Cernaleve në qarkun e Kukësit/Shkak rrëshqitja e dherave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 11:09
Disa familje të fshatit Cernaleve të cilat jetojnë poshtë rrugës për në fshatin Borje rrezikohen nga shkarjet masive të dherave dhe trupit të rrugës si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga reshjet e shiut dhe dëborës.
Situata është problematike pasi një sasi e madhe dherash po i afrohen tre shtëpive. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në këtë situate tejet problematike dhe kërcënim serioz për shtëpitë dhe jetën e tyre.
Për sa i përket situatës në tërësi në qarkun e Kukësit ka një përmirësim te dukshëm.
Nga ana e bashkive Kukës, Has e Tropojë po punohet për riparimin e dëme të shkaktuara ne tre ura dhe katër akse rrugore në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan e Bushtricë.