LIBRAT ME STANDARDET E BE-SË! Tekstet do ndryshojnë brenda 5 viteve! Eksperti: Shqipëria s’ka as kushtet minimale

Brenda pesë viteve vendi ynë do të ndryshojnë tekstet shkollore sipas rekomandimeve të Bashkimit Europian ku në fokus do të jetë dixhitalizimi dhe mësimi interaktiv. Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehet skeptik ndaj kësaj reforme teksa u shpreh se se arsimi shqiptar nuk ka ende as standardet minimale të infrastrukturës.

Tekstet shkollore në Shqipëri pritet të ndryshojnë gradualisht brenda 5 viteve të ardhshme, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Europian dhe kriteret për anëtarësim.

Ministria e Arsimit ka miratuar programet e reja mësimore ku në fokus të reformës janë dixhitalizimi, mësimi interaktiv, përdorimi i internetit dhe përfshirja e inteligjencës artificiale në procesin mësimor.

Megjithatë, eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti shprehet kritikë ndaj mënyrës se si po prezantohet kjo reformë.

Në një intervistë për “Ora News”, Mehmeti theksoi se standardet duhej të ishin të qarta dhe të analizohej realisht gjendja e arsimit para se të shpalleshin ndryshime të reja.

Sipas Mehmetit, pa kushte bazë në shkolla, dixhitalizimi dhe mësimi interaktiv mbeten më shumë në letër sesa në praktikë, duke rrezikuar që reforma të mos reflektojë realitetin e nxënësve shqiptarë.