Ardon Jashari prek një tjetër sukses, shpallet lojtari më i mirë në Belgjikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2026, 18:28
Ardon Jashari u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit 2025 në Belgjikë, edhe pse luajti vetëm në gjysmën e parë të tij me Club Brugge, pasi gjatë verës u transferua te Milan.
Mesfushori me prejardhje shqiptare mundi konkurrencën e Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët vlerësoheshin si favoritë për të fituar këtë çmim, ish-shokë skuadre me të.
”Të them të drejtën nuk e prisja. Por është një ëndërr e bërë realitet, pas këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm që pata në Belgjikë. Nëse kthej kokën pas, kam vetëm ndjesi të mira. Ky trofe më bën që të mos ta harroj këtë vend”, u shpreh ai.
