Febron Ziu: Më mirë lojtarët të jenë këtu sesa në ndonjë ekip jashtë Shqipërisë dhe jo aktiv në lojë

I ftuar në OraSport ka qenë ish kampioni i futbollit, Febron Ziu i cili është shprehur se një futbollistë shqiptar më mirë të qendrojë aktiv brenda Shqipërisë sesa të mos luaj aspak në një ekip të huaj. 

Jam dakord me atë pikën që ndonjëherë ka futbollistë që janë shumë cilësorë dhe shkojnë në një ekip që në postin e tij mund të ketë një që është pak më i mirë se ai dhe aktivizohet pak.

E rëndësishme është që lojtarët të luajnë.

Nëse rikthehet dhe merr formën, është më mirë të luaj këtu sesa të jetë në një ekip jashtë Shqipërisë dhe pa luajtur.

Kjo nga ana individuale. “- tha Ziu.