Stafa: Egnatia dhe Dinamo janë skuadra me logjike loje, s'do të ishin këtu ku janë pa ndihmën e ...

Në studion e OraSport ka qenë trajneri i futbollit, Rini Stafa i cili ka dhënë komentin e tij lidhur me dy skuadrat, Egnatian dhe Dinamon duke i cilësuar si ekipet më të mira në Kampionatin Shqiptar.

Ai u shpreh se para 5 vitesh këto ekipe nuk njiheshin por falë Edlir Tetovës dhe Ilir Dajës, këto skuadra kanë pasur shumë ecuri.

“Janë dy ekipet më të mira në kampionatin shqiptarë si në logjikë loje dhe si në model. Profesori Edlir Tetova dhe Ilir Daja i kanë ndryshuar ekipet, në të gjitha pikëpamjet.

Engatia para 4-5 vitesh asnjë nuk e njihte nga ne, i jap shumë meritokraci si presor Edlirit dhe Ilirit.

Kanë fut Egnatian në kompozicionet europiane.

Janë ekipe me logjike loje, të mirëinvestuara  nga presidenti. Pa të nuk bëhet ekipi sepse nevojitet lekë që të bëhet ekipi.

 Besoj se ka qenë një ndeshje me dy tablo, pjesën e parë ka fol për Egnatian.

Nuk po them nga mosmobilizimi por nuk e mendoj që Dinamon mund ta neglizhojë  Engatia."-tha Stafa.