Izraeli paralajmërim për evakuim në jugun e Libanit, pritet të ketë s*lme ndaj Hezbollahut

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim për evakuimin e banorëve të një zone të caktuar në fshatin Kfar Hata, në jug të Libanit, përpara goditjeve të planifikuara ushtarake.

Sipas raportimit të Reuters, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se evakuimi është i nevojshëm për shkak të operacioneve që synojnë atë që Izraeli e përshkruan si infrastrukturë të Hezbollahut në këtë zonë.

Paralajmërimi vjen në një kohë të rritjes së tensioneve përgjatë kufirit Izrael–Liban, ndërsa situata e sigurisë në rajon mbetet e paqëndrueshme.