PLEHRAT I ZËNË POSHTË! 1 person ka humbur jetën, dhjetëra të bllokuar nga menaxhimi i dobët i mbetjeve

Një grua 22-vjeçare humbi jetën dhe mbi 30 persona rezultojnë të zhdukur pasi një landfill u shemb në Filipine. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë mes rrezikut për shembje të tjera, ndërsa autoritetet dyshojnë se shkak ishte menaxhimi i dobët.

Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një mal mbetjesh u shemb në një landfill në Filipinet qendrore.

Viktima është një grua 22-vjeçare, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat vetëm 12 punonjës të shërbimit të pastrimit, të cilët u dërguan në spital me lëndime të ndryshme.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen me vështirësi për shkak të rrezikut të shembjeve të tjera.

Kryetari i bashkisë së Cebu-së, Nestor Archival, paralajmëroi se çdo ndërhyrje e gabuar mund ta përkeqësojë situatën, pasi struktura e mbetjeve është e paqëndrueshme.

Shkaqet e incidentit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet e para janë se shembja ka shumë gjasa të jetë pasojë e menaxhimit të dobët të mbetjeve.

Landfilli nuk përmbushte standardet e një landfilli sanitar dhe funksiononte si një vend-depozitim i hapur.

Rreth 300 persona nga agjencia shtetërore dhe grupe civile janë angazhuar në operacion e kërkimit, ndërsa në zonë janë dërguar eskavatorë, autoambulanca dhe mjete zjarrfikëse.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e sakta të tragjedisë.