Australia nën kërcënimin e flakëve! Janë djegur 36,000 hektarë dhe të paktën 20 shtëpi! Victoria dhe South Australia në gatishmëri maksimale

Autoritetet australiane paralajmërojnë për rrezik të lartë zjarresh në Victoria dhe South Australia, ndërsa deri më tani janë djegur 36,000 hektarë dhe të paktën 20 shtëpi. Tre persona mbeten të zhdukur, dhe qytetarët këshillohen të jenë në gatishmëri maksimale për përhapje të mëtejshme të fjalkëve.

Autoritetet australiane kanë paralajmëruar qytetarët në shtetin e Victoria-s që të përgatiten për një fatkeqësi zjarresh të mundshme që mund të çojnë në humbjen e pronave të tyre.

Vendi po përballet me kushte ekstreme të motit dhe temperatura record deri në 46 gradë, duke krijuar kushte të rrezikshme për zjarret për shkak të erërave të forta dhe motit të thatë.

Tashmë situate është ndezur. Në qendër të Victorias, janë djegur 36,000 hektarë tokë dhe të paktën 20 shtëpi.

Kapiteni i shërbimit lokal të zjarrfikësve tha se qyteti ishte prekur rëndë, duke humbur shkolla, stallat dhe bagëtinë, por fatmirësisht, deri tani nuk raportohet asnjë viktimë.

Autoritetet thanë se zjarri është jashtëzakonisht dinamik dhe mund të përhapet më shumë sesa parashikimet fillestare.

Tre persona, dy të rritur dhe një fëmijë mbeten të zhdukur në zonën e Longëood, megjithëse autoritetet besojnë se mund të jenë të gjallë.

Edhe në South Australia shumica e rajoneve kanë marrë një vlerësim të kuq të kategorisë më të lartë për rrezikun nga zjarret.

Shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve, Jason Heffernan, u bëri thirrje qytetarëve që të jenë në gatishmëri maksimale dhe paralajmëroi se mund të fillojnë zjarre të reja në shumë zona gjatë ditës.