FOTO/ Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta, firmos me Vorën

KF Teuta ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Renaldo Torraj.

Sipas klubit durrsak, vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve dhe hyn në fuqi menjëherë.

Në komunikatën e publikuar, KF Teuta ka shprehur falënderimet për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar nga Torraj gjatë periudhës së tij në skuadër, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës sportive.

“Faleminderit Renaldo”, shkruan klubi, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm bashkëpunimi.

Largimi i Torraj vjen në një moment riorganizimi për Teutën, ndërsa klubi pritet të vijojë me lëvizje të tjera në merkato.

FOTO/ Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta, firmos me Vorën

Pak ore me vone, FK Vora njoftoi se vijon të përforcojë organikën në prag të objektivave të sezonit, duke zyrtarizuar afrimin e Renaldo Torrajt.

Mesfushori i talentuar është lojtar i Vorës pas largimit nga Teuta e Durrësit.

Torraj është produkt i akademisë së Tottenham Hotspur, ndërsa karriera e tij ka vijuar në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e KF Teuta, ku është aktivizuar në Abissnet Superiore.

Me eksperiencë në arenën ndërkombëtare, Renaldo Torraj ka veshur fanellën e Kombëtares shqiptare U16, U17, U19 dhe U21, duke u konsideruar si një nga elementët me perspektivë të futbollit shqiptar.

FOTO/ Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta, firmos me Vorën

Afrimi i tij pritet t’i japë më shumë cilësi dhe alternativa repartit të mesfushës së Vorës, ndërsa klubi vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për objektivat e saj.