Starmer: Asnjë lot për fundin e regjimit të Maduros, ishte president i paligjshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2026, 22:31
Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur prej kohësh një tranzicion të pushtetit në Venezuelë. Ne e kemi konsideruar Maduron një president të paligjshëm dhe nuk kemi derdhur lot për fundin e regjimit të tij."
Kjo ishte deklarata e kryeministrit britanik Keir Starmer pas operacionit ushtarak amerikan në Karakas dhe kapjes së Nicolas Maduros.
"Këtë mëngjes përsërita mbështetjen time për të drejtën ndërkombëtare. Në ditët në vijim, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të diskutojë situatën në zhvillim me homologët tanë amerikanë, ndërsa kërkojmë një tranzicion të sigurt dhe paqësor drejt një qeverie legjitime që pasqyron vullnetin e popullit venezuelian", theksoi Starmer.
