"Maduro nuk është presidenti legjitim"/ Marco Rubio: Ai ishte një arratisur nga drejtësia amerikane dhe s'do lejojmë askënd ta marrë atë
Sekretari i Shtetit Marco Rubio në konferencën për shtyp tha se Maduro nuk është presidenti legjitim i Venezuelës.
“Nuk jemi vetëm ne që po e themi këtë”, shtoi Rubio, duke theksuar se edhe administrata e parë e Trump dhe administrata e Biden thanë të njëjtën gjë.
Rubio gjithashtu tha se Maduro nuk njihet nga Bashkimi Europian dhe nga shumë vende të tjera të botës.
Ai e përshkroi presidentin venezuelian si një të arratisur nga drejtësia amerikane, me një shpërblim prej 50 milionë dollarësh.
“Duket se kursyem 50 milionë dollarë”, tha Rubio, para se Trump të ndërhynte: “Duhet të sigurohemi… të mos lejojmë askënd ta marrë atë.”
Rubio vazhdoi duke thënë se Maduro pati shumë mundësi për ta shmangur këtë, por zgjodhi të veprojë si i pakujdesshëm dhe të luajë rrezikshëm.
Ai e përshkroi Maduro-n si një njeri që vendosi të ftojë Iranin në vendin e tij dhe të përfshijë SHBA-në me anëtarë të bandave.
Rubio tha se Maduro mendoi se nuk do të ndodhte asgjë, duke shtuar më pas se Trump nuk është lojtar, kur premton diçka ai e realizon.
