S*LMET E SHBA KUNDREJT VENEZUELËS/ Trump jep detaje lidhur me operacionin e kapjes së Maduros: Kemi bllokuar 97% të dr*gës...
Trump gjatë konferencës për shtyp ka marrë rastin të falenderoj ushtrinë amerikane për “shpejtësinë marramendëse, fuqinë, saktësinë dhe aftësinë profesionale”.
Ai tha se këta “luftëtarë të trajnuar në nivel të lartë” vepruan në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet amerikane të rendit.
Sipas tij, forcat venezueliane ishin në pritje, duke pasur shumë anije në det.
Megjithatë, edhe pse ishin në gjendje gatishmërie, presidenti amerikan deklaroi se forcat venezueliane u sulmuan plotësisht dhe u neutralizuan shumë shpejt.
Ai shtoi se asnjë ushtar amerikan nuk u vra dhe asnjë pajisje ushtarake nuk u humb gjatë këtij operacionit.
Gjithashtu ka shtuar se SHBA ka bllokuar 97% të drogës që hyn përmes detit, duke pretenduar se çdo anije që transporton drogë shkakton mesatarisht 25 mijë viktima.
Sipas tij, pjesa më e madhe e drogës vjen nga Venezuela.
