Shembja e rrugës lë Dukagjinin të izoluar/ Qytetarët pa energji dhe në rrezik
Deputetja e Partisë Demokratike në Shkodër, Greta Bardeli, ka ngritur shqetësimin për gjendjen kritike të rrugës që lidh zonat e Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë. Pas shembjes së një pjesë të rrugës, zona është bërë e rrezikshme dhe e vështirë për qarkullim.
Bardeli e quan këtë papërgjegjshmëri institucionale dhe një shenjë të braktisjes së qytetarëve nga shteti. Ajo shprehet se rruga mes Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë, që lidh tre njësitë administrative të Dukagjinit, si dhe shembja tjetër tek Gështenja e Thaçit mbi fshatin Kir, që lidh Pultin me Shoshin, ka lënë gjithë zonën pa energji elektrike.
“Qytetarët janë të izoluar dhe në rrezik, ndërsa institucionet nuk po marrin masa për të garantuar sigurinë dhe infrastrukturen e nevojshme,” tha Bardeli, duke bërë thirrje për ndërhyrje urgjente.
