EMRAT/ VIDEO nga sh*rri mes të rinjve, q*llohet me a*më në Vlorë, arrestohen dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2026, 11:44
Një konflikt mes të rinjsh, që mund të kishte pasoja fatale, arriti të parandalohej në kohë falë ndërhyrjes së policisë në qytetin bregdetar të Vlorës. Disa të rinj janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”, mbrëmjen e djeshme.
Gjatë konfliktit fizik, Mauricio Alushaj 25 vjeç ka marrë armën e zjarrit, tip pistoletë, nga shoku i tij Arbri Hysaj 19 vjeç dhe ka qëlluar një herë në ajër.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i dy të rinjve, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
