Tritoli në Shkodër/ Pistë mbetet hakmarrja, viktima nuk ruhej dhe lëvizte i qetë, autorët heshtin para policisë

Policia e Shkodrës ka siguruar prova të mjaftueshme që i ngarkojnë me përgjegjësi penale 4 autorët e vrasjes me tritol të 67-vjecarit, Hysni Ymeraj në Shkodër. Deri më tani personat e ndaluar nuk kanë folur para hetuesve, por telefonat e tyre tashmë po kthehen në një provë tjetër që do ta ndihmojnë policinë për të zbuluar se kush janë porositësit, teksa hetimet po përqëndrohen tek hakmarrja.

4 personat e arrestuar si pjesë e një grupi që vendosin lëndën plasëse në kabinën elektrike ku humbi jeten 67-vjeçari, nuk kanë foluar para policisë.

Hetuesit kanë arritur të siguojnë prova të mjaftueshme mbi përfshirjen e tyre e ndërsa janë ende të provave të reja për të zbuluar kush është porositësi.

Shpresë mbeten telefonat e sekuestruar nga një ditë më parë ku disa prej tyre janë dërgur në laboratin e kriminalistikës me qëllim hapjen e tyre.

Viktima Hysni Ymeraj i moshës 69 vjeç nuk kishte asnjç precedent penal përveç së përshirjen e të vëllait në një vrasje rreth 20 vitë më parë.

Por sipas verifikimeve vëllai i viktimës rezulton i lirë pasi ka përfunduar dënimin e marrë. Edhe familajret e viktimës nuk kanë ndihmuar policinë e shkodres për të treguar mbi dyshimet e mundshme duke e lënë ngjarjen të orjentohet drejt pistëses së përfshirjes së të vëllait.

Kamerat  sigurisë dhe marrja e infomacioneve në kohë reale zbuluan se Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi qëndornin prapa shpërthimit me tritol.

Secili prej tyre kishte një rol të vecnatë në krim, ku njeri kishte marrë pagesën e ndërsa të tjeret porganizuan lenden plasese u larguan dhe humben gjurmet deri kur ata u ndalun ditën e parë të vitit 2026.

Prokuroria e Shkodrës do të kërkojë për ta masën e sigurisë arrest në burg e ndërsa nga zbërthimi i telefonave priten rezultatet të tjera për hetimin